Barcelona kërkon të bëjë “bingo”, zbulohet shifra që do të paguajë Liverpool nëse do të bindet nga Araujo
8 Gusht 2026 18:01 Telesport Një nga surprizat më të mëdha të verës është padyshim huazimi i Ronald Araujo nga Barcelona te Liverpool. Uruguajani nuk do të udhëtojë ditën e sotme me pjesën tjetër të skuadrës për miqësoren në Udine, zyrtarizimi te Liverpool pritet nga momenti në moment. Formula e transferimit do të jetë huazim me të drejtë blerjeje. Mundo Deportivo zbulon se në rast se uruguajani bën për vetë Liverpool-in, klubi i kuq do t’i paguajë Barcelonës, plot 55 milionë euro në fund të sezonit të ardhshëm. Vlera aktuale në treg e Araujo sipas Transfermarkt është 20 milionë euro dhe ai ka pasur një rënie të ndjeshme vitet e fundit, ku nuk kanë munguar edhe problemet e tjera që nuk kanë lidhje me fushën...
Burimi:
telesport.al