Balluku në qendër të hetimeve për ‘Bankers’/ Kallëzim i ri i Kalasë i bashkohet dosjes, në fokus dëmi 123 mln euro

Balluku në qendër të hetimeve për ‘Bankers’/ Kallëzim i ri i Kalasë i bashkohet dosjes, në fokus dëmi 123 mln euro

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është në qendër të hetimeve të SPAK edhe për çështjen "Bankers", pasi kallëzimi i ri penal i depozituar nga avokatja Adriana Kalaja është bashkuar me dosjen bazë që po hetohet nga Prokuroria e Posaçme.Përveç Ballukut, Kalaja ka kallëzuar edhe ish-ministren e Financave Anila Denaj dhe ministrin aktual të Financave Petrit Malaj, duke ngritur akuza për shpërdorim detyre dhe vepra të tjera penale që, sipas saj, lidhen me trajtimin e çështjes "Bankers".Avokatja Kalaja theksoi se, veprimet dhe mosveprimet e zyrtarëve kanë sjellë një dëm prej 123 milionë eurosh për shtetin shqiptar, shumë e cila ende nuk është arkëtuar.Ajo deklaroi se kallëzimi i saj tashmë është pjesë e hetimit të SPAK për këtë çështje, ndërsa kërkoi që hetimet të zhvillohen mbi bazën e provave dhe...