“Babai ka pasur 10 fëmijë?”, vëllezërit ngrenë supet: Nuk e njohim fare atë tjetrin
Bashkimi, Abazi dhe Gazmiri janë tre vëllezër të cilët janë në një përplasje me njëri-tjetrin, për një banesë të cilën e kanë të trashëguar nga babai i tyre. Aktualisht në banesë jeton vëllai i vogël Gazmiri, kurse dy vëllezërit e tjerë kërkojnë pjesën që u takon. Ata janë 9 fëmijë, por në dokumente rezultojnë 10. Në debat e sipër tre vëllezërit shprehen se nuk e njohin të 10-in, i cili rezulton trashëgimtar njësoj si 9 fëmijët e tjerë të babait të tyre, Riza Zenuni. Abazi pretendon se nuk kanë qenë në dijeni, deri sa kanë marrë certifikatën në duar. Ai shton se nuk e njohin fare. Gazmiri: Vajta për të rregulluar letrat e shtëpisë dhe këta të dy janë dëshmitarë, që kanë future edhe një tjetër...
Burimi:
javanews.al