Fund epokës së kabllove në ajër, ja çfarë parashikon projektligji i ri për ndërtimet

Fund epokës së kabllove në ajër, ja çfarë parashikon projektligji i ri për ndërtimet

Të gjitha ndërtimet e reja në Shqipëri, si dhe godinat që do t’i nënshtrohen rikonstruksioneve të thella, do të kenë një detyrim të ri ligjor: pajisjen e detyrueshme me infrastrukturë të brendshme për fibër optike. Kjo është vetëm një nga risitë e projektligjit të ri “Akti i Infrastrukturës Gigabit”, i cili sapo është hedhur për konsultim publik nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë. Ky draft, i cili pritet të zëvendësojë ligjin e vitit 2016, synon të përafrojë legjislacionin shqiptar me Rregulloren e re të Bashkimit Evropian (2024/1309), duke i hapur rrugë një revolucioni të vërtetë digjital dhe rrjeteve 5G. Fundi i “monopoleve” në godinat e banimit Një nga ngërçet më të mëdha për qytetarët dhe operatorët e telekomunikacionit ka qenë aksesi brenda pallateve. Shpesh, ndërtuesit...