E rëndë në burgun e Reçit! Dy të dënuar dhunojnë punonjësin e Policisë
Një incident dhune është regjistruar në IEVP Reç, ku dy të paraburgosur, me inicialet A.Gj dhe F.D, kanë ushtruar dhunë ndaj një punonjësi të Policisë së Burgjeve, duke kundërshtuar me forcë autoritetin dhe duke dëmtuar pajisje në ambientet e institucionit. Sipas njoftimit nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, reagimi i strukturave ka qenë i menjëhershëm, ndërsa drejtues të lartë të institucionit kanë qenë në vendngjarje dhe kanë ndjekur nga afër menaxhimin e situatës. Forcat e sigurisë kanë ndërhyrë dhe kanë neutralizuar situatën. Punonjësi i dëmtuar ka marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndaj dy të paraburgosurve janë marrë masa të menjëhershme disiplinore dhe ligjore, përfshirë vendosjen në regjim të veçantë izolimi për tre muaj, nisjen e procedimit penal për tre vepra penale,...
Burimi:
javanews.al