Avokati nxjerr detajet e forta, si e bleu lirinë Ilir Meta me “akt-ekspertimin” e Ermal Beqirit mbi videon e…

Avokati nxjerr detajet e forta, si e bleu lirinë Ilir Meta me “akt-ekspertimin” e Ermal Beqirit mbi videon e…

Marrëdhënia e biznesmenit Ermal Beqirit me pushtetin dhe paratë publike ka një zanafillë të fortë që daton të paktën që nga viti 2011. Sipas deklaratës së avokatit Leonard Karaj në “Ntv Televizion”, ky personazh arriti të lëvizte levat më korruptive të inteligjencës në Shqipëri, duke e nisur rrugëtimin e tij pikërisht nga video-përgjimi i famshëm Meta-Prifti. Karaj shprehet se në atë kohë, mediat shqiptare publikuan një video të regjistruar nga Dritan Prifti, e njohur si videoja “Meta-Prifti”. Për të treguar nëse pamjet ishin autentike apo nëse kishte pasur ndërhyrje në to, gjykata shqiptare kërkoi një akt-ekspertimi zyrtar nga ekspertë të fushës. Sipas tij, shefi i këtij akt-ekspertimi vendimtar u caktua pikërisht Ermal Beqiri. Ai shprehet se Beqiri e nxori atë video si të pavlefshme dhe,...