Audi luksoz u rrethua nga “Shqiponjat”/ Efektivët “nuk iu ndanë” Agasit për 40 kilometra
Pasditen e djeshme në dalje të autostradës, në zonën e Plepave të Durrësit, dhjetëra efektivë të Shqiponjave së bashku me agjentë të BKH-së realizuan me sukses arrestimin në flagrancë të biznesmenit të shumëkërkuar të SPAK, Ergys Agasit. Me të pikasur mjetin në Elbasan, forca të shumta policie i janë vënë nga pas një makine luksoze tip “Audi”, të cilën e kanë ndjekur për rreth 40 kilometra nga Elbasani drejt Peqinit, Rrogozhinës e pastaj në Durrës, në zonën e Plepave, aty ku “Audi” brenda të cilit ndodheshin Ergys Agasi pasagjer dhe ish-polici Ulian Shpataraku shofer, të cilët nuk kishin zgjidhje tjetër vetëm se të ndalonin, pasi makina e tyre u rrethua nga operacionalja. Pas një pune disa javore të kryer në bashkëpunim mes Forcave të Operacionales...
Burimi:
ntv.al