“Asnjë manipulim”; prokuroria e Milanos kërkon pushimin e çështjes për Rocchi dhe Interin
15 Korrik 2026 13:25 Alfred Lleshi Prokuroria e Milanos ka kërkuar pushimin e çështjes ndaj Gianluca Rocchi, ish-përgjegjësit të arbitrave, dhe Interit, të hetuar për dyshime mbi caktimin e arbitrave në 4 ndeshje, mes tyre edhe Torino-Inter të sezonit të fundit. Sipas Prokurorisë, megjithëse u konstatua ekzistenca e episodeve të ndërhyrjeve të dyshuara, “nuk rezulton një sistem i strukturuar për të ndikuar në emërimet e arbitrave”. Në deklaratën e prokurorit Marcello Viola theksohet se çështja dallon mes mashtrimit sportiv me pasoja penale dhe “ndërhyrjeve që objektivisht nuk kanë karakteristikat për të cenuar rregullsinë e një ndeshjeje”. Po ashtu u bë e ditur se edhe Interi ishte nën hetim sipas ligjit italian 231/2001 për përgjegjësinë administrative të subjekteve juridike. Hetuesit dyshonin se Rocchi kishte orientuar caktimet...
Burimi:
telesport.al