Europa kundër Infantinos, Al-Khelaïfi sfidon presidentin e FIFA-s. Nis beteja për drejtimin e futbollit botëror
Pak ditë para finales së Kupës së Botës 2026, e ardhmja e Gianni Infantinos në krye të FIFA-s është kthyer në qendër të debatit. Në prag të zgjedhjeve të nëntorit, disa federata europiane po punojnë për të gjetur një kandidat që mund ta sfidojë presidentin aktual. Sipas gazetarit anglez Ben Jacobs për TalkSPORT, emri që po qarkullon më shumë është ai i presidentit të PSG, Nasser Al-Khelaïfi, i cili thuhet se ka fituar mbështetjen e disa federatave të UEFA-s, mes tyre Belgjika dhe Polonia. Në të njëjtën kohë, drejtues të futbollit nga Bosnja, Norvegjia, Suedia, Gjermania dhe Spanja po shqyrtojnë kandidatura të tjera europiane. Një alternativë tjetër është Dariusz Mioduski, pronari i Legia Varshavës. Pakënaqësia ndaj Infantinos është shtuar pas të ashtuquajturit “rasti Balogun”. Bëhet...
Burimi:
telesport.al