Lamine Yamal thellon dominimin ndaj Mbappé; “peshorja” shkon në 9-2

Lamine Yamal thellon dominimin ndaj Mbappé; “peshorja” shkon në 9-2

Lamine Yamal (19 vjeç) dhe Kylian Mbappé (27 vjeç) kanë krijuar në vetëm dy vite e gjysmë një nga rivalitetet më të përfolura të futbollit modern. Me fitoren e Spanjës ndaj Francës në gjysmëfinalen e Kupës së Botës 2026, bilanci i përballjeve mes tyre ka shkuar në 9 fitore për spanjollin dhe vetëm 2 për francezin. I vetmi aspekt ku Mbappe kryeson është ai i golave, me 9 realizime kundrejt 7 të spanjollit. Megjithatë, në përballjet me eliminim direkt ose në finale, Lamine Yamal ka triumfuar në 6 raste, ndërsa përjashtimi i vetëm ishte në Champions League me PSG-në, kur kualifikimin e siguroi skuadra e Mbappés. Përballja e tyre e parë daton në prill 2024, kur Barcelona u ndesh me PSG-në në çerekfinalet e Champions...