Askush nuk e priti! Nevil Dede shpall Egnatian si kampione të Shqipërisë, çfarë triumfi!
Egnatia ka arritur të fitojë titullin kampion në Shqipëri. Ekipi i drejtuar nga Nevil Dede ka mundur Dinamon në shifrat 2-0, me 2 gola të Albanese dhe ia ka dalë të triumfojë, atëherë kur pakkush e priste. Në fakt, askush nuk e priste. Pas ardhjes së Dedes, Egnatia ka mundur çfarë gjeti përpara dhe në fund u kurorëzua me titull kampion, duke lënë pas vetes Elbasanin, që sot fitoi ndaj Vllaznisë, por fitorja, nuk vlejti për asgjë. /Sport Ekspres/
Burimi:
sportekspres.com