Andras Baka zgjidhet presidenti i ri i Hungarisë
Hungaria ka zgjedhur presidentin e ri të vendit. Ish-gjyqtari i Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe i Gjykatës Supreme të Hungarisë, Andras Baka, është zgjedhur në krye të shtetit. Në votimin e zhvilluar në Parlament u hodhën 146 vota, nga të cilat 140 ishin pro dhe gjashtë kundër. Zgjedhja e Bakës vlerësohet si një tjetër shkëputje nga epoka e kryeministrit Viktor Orban. /vizionplus.tv
Burimi:
vizionplus.tv