Ancelotti: Neymar është i gatshëm për ndeshjen kundër Skocisë, por nuk është e sigurt nëse do të luajë
Neymar është i gatshëm për ndeshjen e tretë të Brazilit në fazën e grupeve të Kupës së Botës kundër Skocisë. Gjithsesi, trajneri Carlo Ancelotti nuk pranoi të thoshte nëse ai do të luante ndonjë rol në ndeshjen që do të luhet në Majemi. Sulmuesi 34-vjeçar u thirr nga italiani për Kupën e Botës pas pothuajse tre vitesh larg ekipit kombëtar, por ende nuk ka luajtur në turne për shkak të një dëmtimi në pulpë. “Neymar është i disponueshëm,” u tha Ancelotti gazetarëve të martën. “Ai punoi këtë javë dhe mund të jetë i disponueshëm për ndeshjen. Jemi shumë të lumtur që ai është rikthyer sepse, natyrisht, me cilësinë e tij, ai mund ta ndihmojë ekipin”, shtoi më tej Carlo Ancelotti. Më tej, trajneri italian i...
Burimi:
telesport.al