Detaje të reja nga dosja “Aruba”, SPAK zbardh rolin e Besnik Myftarit si “mbulesë” për fshehjen e pasurive të…

Detaje të reja nga dosja “Aruba”, SPAK zbardh rolin e Besnik Myftarit si “mbulesë” për fshehjen e pasurive të…

Hetimet e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për dosjen e njohur si “Aruba” kanë çuar në ekzekutimin e disa masave të sigurisë, ndërsa mes personave për të cilët është caktuar masa e arrestit në mungesë figuron edhe Besnik Myftari, ish-zëvendësdrejtor i “Top Channel”. Sipas materialeve hetimore, në komunikimet e zbardhura nga platforma e enkriptuar “Sky ECC”, të dyshuarit i referohen Myftarit me nofkën “Beso”. Nga hetimet rezulton se Myftari dyshohet se ushtronte ndikim pranë institucioneve qeveritare për çështje që lidhen me marrjen e lejeve për ndërtimin e kullave. Po ashtu, sipas dosjes, ai dyshohet se do të ndihmonte grupin kriminal në blerjen e një televizioni dhe të një portali informativ. Në një prej pjesëve të dosjes hetimore thuhet se Besnik...