AMF publikon raportin 6-mujor: SIGAL dëmshpërbleu 13.8 milionë euro për mbi 10 mijë raste

AMF publikon raportin 6-mujor: SIGAL dëmshpërbleu 13.8 milionë euro për mbi 10 mijë raste

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare publikoi raportin 6-mujor për industrinë e sigurimeve në vend. Sipas këtij raporti zyrtar, SIGAL Insurance Group dëmshpërbleu më shumë se sa 1/4-n e totalit të pagesave të industrisë së sigurimeve në vend, ku operojnë gjithsej 10 kompani në të dy segmentet, jetë dhe jo-jetë. Në sigurimet e jetës dhe jo-jetës, SIGAL INSURANCE GROUP regjistroi 10,720 raste dëmshpërblimesh, me një vlerë pagesash total prej afërsisht 13.8 milionë euro. Kjo shumë përbën 26.89% të dëmshpërblimeve totale të industrisë së sigurimeve në vend. Sigurimet e jo-jetës SIGAL Insurance Group mbajti peshën kryesore në pagesën e dëmshpërblimeve në segmentin e sigurimeve të jo-jetës, duke realizuar 27.81% të totalit të dëmshpërblimeve të paguara nga e gjithë industria. Gjatë periudhës së raportuar, kompania dëmshpërbleu 10,655 raste, me...