Al-Khelaifi vlerëson Luis Enrique: Po bën revolucion në futboll, është më i miri në botë

Al-Khelaifi vlerëson Luis Enrique: Po bën revolucion në futboll, është më i miri në botë

8 Maj 2026 8:35 Telesport Pasi Paris Saint-Germain u kualifikua për të dytin vit me radhë në finalen e Champions League, duke mposhtur Bayern Munich me rezultatin e përgjithshëm 5-4 (1-1 në ndeshjen e dytë). Presidenti Nasser Al-Khelaifi shprehu kënaqësinë e tij me atë që konsiderohet një arritje historike për klubin parizien. Presidenti theksoi rolin qendror të trajnerit Luis Enrique në rritjen e ekipit dhe sukseset e fundit: “Ai po revolucionarizoi futbollin, dhe jo vetëm Paris Saint-Germain,” tha ai, duke shtuar: “Ai tashmë ka arritur diçka të jashtëzakonshme. Jam shumë krenar për të. Ai është vërtet trajneri më i mirë në botë.” Më tej, presidenti i PSG përsëriti kënaqësinë e plotë të klubit me punën e Luis Enrique, duke sugjeruar se marrëdhënia midis dy palëve...