Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, përplasen dy automjete pranë Maminasit

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, përplasen dy automjete pranë Maminasit

Një aksident rrugor ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës, pranë zonës së Maminasit. Sipas informacioneve paraprake, në përplasje janë përfshirë dy automjete. Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërsa autoritetet pritet të hedhin dritë mbi rrethanat e ngjarjes. Deri në këto momente nuk ka informacione zyrtare nëse ka persona të lënduar. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet përkatëse, ndërsa qarkullimi në zonë është rënduar për shkak të aksidentit.