“Aeroporti i Vlorës do ndërtohet dhe do jetë operacional”, Karakaçi: 30 ditë afat kompanive të zgjidhin mosmarrëveshjet

“Aeroporti i Vlorës do ndërtohet dhe do jetë operacional”, Karakaçi: 30 ditë afat kompanive të zgjidhin mosmarrëveshjet

Ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës, Enena Karakaçi në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së qeverisë tha se ministria që ai drejton iu ka lënë 30 ditë afat kompanive kontraktore që po ndërtojnë aeroportin e Vlorës që të zgjidhnin mosmarrëveshjen tregtare mes tyre. Karakaçi u shpreh se aeroporti i Vlorës do ndërtohet dhe do jetë operacional sipas afateve të vendosura nga ndërtuesit. “Aeroporti i Vlorës ka një mosmarrëveshje tregtare mes dy ortakëve. Ata janë ofruar vetë për të ndërtuar projektin. Ka një mosmarrëveshje tregtare që ka dhënë një imazh negativ sa i përket aeroportit. Ministria ka qenë e kujdesshme, por i kam dërguar një shkresë së fundmi ku i kam kërkuar që mosmarrëveshjet tregtare të zgjidhen. Kemi lënë një afat 30-ditor që të zgjidhet mosmarrëveshja...