Padia për shpifje, GJKKO shpall të pafajshëm Erion Braçen

Padia për shpifje, GJKKO shpall të pafajshëm Erion Braçen

Gjykata e Posaçme shpalli të pafajshëm deputetin socialist Erion Braçe, i paditur për shpifje nga biznesmeni Anduel Çekrezi. Gjatë seancës, avokati Elis Bilali, teksa lexonte konkluzionet përfundimtare, deklaroi se Anduel Çekrezi disponon dokumente të rregullta pronësie. Sipas tij, deputeti kishte bërë postime ndaj Çekrezit që, në thelb, kishin karakter diskriminues. Nga ana e tij, biznesmeni Anduel Çekrezi u shpreh se prej tre vitesh është etiketuar padrejtësisht nga një person që ka qenë edhe zv/kryeministër. Ai tha se problemi nuk qëndronte te blerja e një toke private, por te mospranimi për të investuar në tokë shtetërore. Çekrezi theksoi se nuk kërkon privilegj, por drejtësi. Ndërkohë, në sallën e gjyqit u dëgjua edhe qëndrimi i deputetit Erion Braçe, i cili tha se ka zgjedhur të mbrojë interesin...