6 gola të shënuar në Rrogozhinë, por nuk ka fitues në Egnatia-Celje (video)

6 gola të shënuar në Rrogozhinë, por nuk ka fitues në Egnatia-Celje (video)

22 Korrik 2026 22:53 Telesport Në një stadium të tejmbushur plot na kapacitetin e tij maksimal, Egnatia ka barazuar 3-3 ndaj Celje, në ndeshjen e parë në raundin e dytë kualifikues në Champions League. Rrogozhinasit e nisën shumë mirë takimin duke gjetur golin që në minutën e 7-të. Pas një krosimi nga këndi të Altin Kryeziut dhe goditjes me kokë të Eneo Bitrit, topi u devijua nga një kundërshtar dhe përfundoi në rrjetë. Në minutën e 16-të, Egnatia humb sulmuesin kryesor, Soumaila Bakayoko, i cili largohet i dëmtuar, del me barrelë nga fusha dhe në vend të tij aktivizohet Daniel Adjessa. Barazimi i sllovenëve erdhi në minutat shtesë, ku barazuan shifrat me Mario Kvesic, i cili shtyu topin në rrjetë, pas një krosimi nga goditja...