Egnatia barazon ndaj një rivali të fortë, kualifikimi mision në Slloveni

Egnatia barazon ndaj një rivali të fortë, kualifikimi mision në Slloveni

Egnatia- Celje 3-3 (Bitri 7′, Fernando 58′, Diabate 78′ / Kvesiç 45′, 66′, Kucys 54′) Sfida e vajtjes Egnatia- Celje në turin e dytë Champions, prodhoi 6 gola me rezultatin final që u stopua te 3-3. Ishte ekipi vendas i Nevil Dedes i cili e nisi me vrull dhe shënoi një gol me autor Bitrin teksa rol vendimtar pati dhe devijimi i brazilianit Daniel. Më pas arbitri turk gaboi teksa nuk akordoi një faul për vendasit pasi lojtarët sllovenë dëmtuan sulmuesin kryseot Bakajoko (doli me barrelë nga fusha). Me ritmin që mori kahun e miqëve, vjen goli i barazimit në të 45′ nga Kvesiç. Në të dytën sërish rrogozhinasit e nisin mirë por golin e gjën Celje me Kucys. Edhe njëherë Fernando falë konkludimit të...