1 në 42 banorë pa dokumente, ‘shpërthen’ debati në Spanjë
Një në 42 banorë në Spanjë mendohet se ndodhet në vend pa dokumente, sipas aplikimeve për një amnisti të diskutueshme për emigrantët e paligjshëm të propozuar nga kryeministri Pedro Sánchez, shkruan Financial Times. Rreth 1.2 milion emigrantë pa dokumente kanë aplikuar për të marrë status ligjor në kuadër të këtij programi, ka njoftuar qeveria e majtë të enjten, 2 korrik. Ky numër është shumë më i lartë se parashikimi fillestar, i cili ishte deri në 500 mijë aplikime. Ky program është bërë një simbol i politikës së Sánchez për emigracionin e hapur, në një kohë kur shumë vende të tjera europiane dhe SHBA-të po forcojnë kontrollet kufitare. Amnistia, të cilën Sánchez e ka quajtur “një akt drejtësie dhe domosdoshmëri”, u jep emigrantëve pa dokumente një...
Burimi:
syri.net