Umberto Eco: Çfarë domethënë të jesh intelektual?
Fragment nga një intervistë e Umberto Ecos – Ju jeni ndër intelektualët më të famshëm në botë. Si do ta cilësonit vallë termin “intelektual”? – Eco: Nëse si intelektual nënkuptojmë këdo që punon mendërisht dhe jo me duart e veta, atëherë edhe një punonjës banke është mirëfilli një intelektual, kurse Mikelanxhelo artisti i madh, jo. Në ditët e sotme, falë kompjuterave, gjithkush mund të bëhet kështu intelektual. Si rrjedhojë, nuk besoj se kjo çështje ka të bëjë thelbësisht me profesionin dhe klasën shoqërore. Për mendimin tim, intelektual është dikush që ngjiz dije të reja falë krijueshmërisë së tij. Një fshatar, kur e kupton se një farë e re mund të shndërrohet në një lloj të ri mollësh, po kryen gjithashtu një veprimtari intelektuale. Kurse një...
Burimi:
kultplus.com