Ultimatum deri në orën 16:00! Paga e magjistratëve hap ‘luftën’ me ekzekutivin, gjyqësori paralajmëron padi penale

Ultimatum deri në orën 16:00! Paga e magjistratëve hap ‘luftën’ me ekzekutivin, gjyqësori paralajmëron padi penale

FOTO ILUSTRUESE TIRANË-Bllokimi i pagave për muajin gusht të magjistratëve ka hapur një konflikt institucional mes pushtetit gjyqësor dhe ekzekutivit. Shqetësimi për moskalimin nga Thesari i pagave të rritura të magjistratëve u ngrit nga Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë, një ditë më parë (3 shtator), ndërsa sot përplasja ka kaluar në paralajmërime për ndjekje penale.  KLGJ e miratoi pagën referuese bazë me vendimin e datës 26 gusht, ndërsa KLP me vendimin e 28 gushtit, duke parashikuar zbatimin e saj nga 1 gushti 2026. Megjithatë, pavarësisht përllogaritjeve dhe urdhrave për pagesë, ekzekutimi financiar nuk është kryer për pjesën më të madhe të sistemit të drejtësisë. Gazetari Arsen Rusta, ka deklaruar për MCN se e ashtuquajtura shtyllë e tretë e pushtetit po zhvillon një betejë të...