Ulpiana Art Center mirëpret ekspozitën “Kur ngjyrat bëhen zë”
Në Galerinë Ulpiana Art Center në Prishtinë, më 22 tetor 2026, në orën 18:00, do të hapet ekspozita “Kur ngjyrat bëhen zë”, e cila sjell krijimtarinë artistike të 12 personave me sindromën Down, duke promovuar talentin, shprehjen e lirë dhe gjithëpërfshirjen përmes artit. Ekspozita realizohet nën mentorimin dhe kurimin e artistes Elvira Shyti-Kasapolli, në kuadër të një projekti të mbështetur nga Komuna e Prishtinës, në bashkëpunim me Shoqatën Down Syndrome Kosova dhe me përkushtimin e artistëve dhe familjeve të tyre. Projekti synon të krijojë hapësirë për prezantimin dhe vlerësimin e krijimtarisë së personave me sindromën Down, duke dëshmuar se arti është një gjuhë universale që bashkon njerëzit, frymëzon dhe kapërcen kufijtë. Në ekspozitë do të prezantohen punimet e Dionës Beqiri, Amelia Arifit, Meliza Gashit, Valina...
Burimi:
kultplus.com