Ulen çmimet e produkteve bazë, nga vezët te qumështi dhe vaji

Ulen çmimet e produkteve bazë, nga vezët te qumështi dhe vaji

Qeveria ”Rama 4” ka lançuar sot edhe nismën “KURSE”, një iniciativë e Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit, në bashkëpunim me supermarketet dhe furnitorët, që synon uljen e çmimeve të produkteve të konsumit të përditshëm. Përmes reduktimit të marzheve tregtare, përfitimi kalon drejtpërdrejt te konsumatorët, ndërsa çmimet e reduktuara do të jenë në fuqi nga sot deri më 12 janar 2027. Sipas të dhënave të publikuara për nismën, uljet më të larta arrijnë deri në 40% për kripën dhe vezët. Orizi do të ketë ulje nga 4% deri në 26%, qumështi nga 4% deri në 25%, thjerrëzat nga 6% deri në 25%, ndërsa mielli nga 4% deri në 24%. Për makaronat, uljet variojnë nga 3% deri në 22%, ndërsa salca e domates do të ulet deri...