Ukrainë, Zelensky kërkon 70 miliardë euro shtesë nga BE-ja

Ukrainë, Zelensky kërkon 70 miliardë euro shtesë nga BE-ja

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky kërkoi sot 70 miliardë euro shtesë nga aleatët e tij evropianë në samitin e G27 në Bruksel. “Lufta do të kushtojë 155 miliardë euro vitin e ardhshëm. Dhe na duhen të paktën 70 miliardë euro më shumë nga ju”, tha ai para krerëve të shteteve dhe qeverive të Bashkimit Evropian. ” Është një shumë realiste. Dhe ju kërkoj ta gjeni atë mbështetje. Do të na ndihmojë të përmbajmë Rusinë “, këmbënguli ai, në një fjalim që e bëri publik në X.Mbështetja ekonomike dhe ushtarake për Ukrainën është siguruar për vitin 2026, por për vitin 2027 është mbuluar vetëm pjesërisht , pranuan udhëheqësit evropianë. Bashkimi Evropian dha një kredi prej 90 miliardë eurosh për periudhën 2026-2027, pra 45 miliardë euro për vitin...