Ukraina godet flotën ruse në Detin e Zi/ Në shënjestër fregatat ‘Admiral Essen’ dhe ‘Admiral Makarov’
Ukraina ka intensifikuar sulmet ndaj flotës ruse në Detin e Zi, duke përdorur një kombinim dronësh, raketash dhe mjetesh lundruese pa pilot. Pas tërheqjes nga Sevastopoli, anijet ruse u zhvendosën drejt Novorossiysk-ut, por edhe ky port është kthyer në objektiv të sulmeve ukrainase. Në qendër të fushatës janë fregatat “Admiral Essen” dhe “Admiral Makarov”, të pajisura me raketa lundruese “Kalibr”, të cilat Rusia i ka përdorur për sulme ndaj objektivave në Ukrainë. Sulmet ndaj bazës detare në Novorossiysk janë intensifikuar gjatë vitit. Forcat ukrainase kanë përdorur sulme të kombinuara me qindra dronë, raketa dhe mjete detare pa pilot, duke shkaktuar dëme në disa anije ruse. Në një prej operacioneve, të dyja fregatat u goditën, ndërsa pamjet satelitore sugjeruan dëmtime në sistemet e lëshimit të raketave...
Burimi:
syri.net