Ukraina dhe Rusia mund të rikthehen në negociata në fund të shtatorit

Ukraina dhe Rusia mund të rikthehen në negociata në fund të shtatorit

Ukraina mund të rifillojë në fund të shtatorit negociatat me Rusinë për t’i dhënë fund luftës, në një proces që pritet të ndërmjetësohet nga Shtetet e Bashkuara. Shefi i Zyrës së Presidentit ukrainas, Kyrylo Budanov, i tha gazetës The New York Times se bisedimet mund të rikthehen në tryezën e negociatave gjatë javëve të fundit të shtatorit. Sipas tij, procesi pritet të nisë me një seri takimesh të nivelit të lartë mes përfaqësuesve amerikanë dhe udhëheqësve të Rusisë dhe Ukrainës. Në qendër të përpjekjeve diplomatike amerikane janë Steve Witkoff dhe Jared Kushner, përfaqësues të presidentit amerikan, Donald Trump. Ata pritet të udhëtojnë këtë fundjavë drejt Moskës dhe Kievit për takime me krerët e dy vendeve. Sipas Axios, duke cituar zyrtarë amerikanë, Witkoff dhe Kushner do të takohen...