UGSH: Deklarata nga Vlora Hyseni ndaj Klodiana Lalës është shantazh dhe cenim i gazetarisë
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ka reaguar ndaj deklaratës së ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni, ndaj gazetares Klodiana Lala, e thënë jashtë dyerve të GJKKO-së. UGSH e cilëson deklaratën shqetësuese dhe kërkon që pretendimet për takime të gazetares me persona të cilësuar si “spiunë serbë” të verifikohen nga organet kompetente. Unioni kërkon hetim dhe sqarim ligjor, duke theksuar nevojën për mbrojtjen e integritetit profesional të gazetares dhe shmangien e çdo forme shantazhi apo abuzimi publik. Deklaratë e Unionit të Gazetarëve Shqiptarë Shantazhimi apo ndalimi i gazetarëve në krye të detyrës, përbën jo vetëm akt të dënueshëm, por dëshmojnë një klimë anti lirie për raportim dhe kurajo profesionaleTiranë më 24.09.2026. Dy episode të ndodhura sot në jetën publike të kryeqytetit tonë, në Tiranë, rikthejnë në vëmendjen e...
Burimi:
kohajone.com