UEFA U-21 EURO 2027/ Përcaktohen 12 nga 16 finalistët. Shqipëria e ka të sigurt vendin. Luhet për 4 biletat e fundit

UEFA U-21 EURO 2027/ Përcaktohen 12 nga 16 finalistët. Shqipëria e ka të sigurt vendin. Luhet për 4 biletat e fundit

Shqipëria po përgatitet për një tjetër event madhor të futbollit europian, teksa janë përcaktuar 12 nga 16 skuadrat që do të marrin pjesë në finalet e UEFA European Under-21 Championship 2027, që do të zhvillohet në Shqipëri dhe Serbi nga 16 qershori deri më 3 korrik 2027. Kombëtarja shqiptare U-21 është automatikisht pjesë e turneut si një nga vendet organizatore, duke siguruar për herë të parë pjesëmarrjen në fazën finale të një Europiani U-21. Shqipëria do të jetë kështu pjesë e një turneu që do të sjellë në vendin tonë disa prej kombëtareve më të spikatura të Europës dhe talentet e së ardhmes së futbollit europian. Deri tani, përveç Shqipërisë dhe Serbisë, kanë siguruar kualifikimin Belgjika, Kroacia, Anglia, Franca, Gjermania, Italia, Norvegjia, Polonia, Portugalia dhe...