UEFA Regions’ Cup: Kombëtarja shqiptare e futbollit amator mundet 6-1 në ndeshjen e parë
29 Tetor 2026 19:45 Telesport Kombëtarja e futbollit amator nisi sot rrugëtimin në UEFA Regions’ Cup me ndeshjen e parë të grupit ndaj Sllovakisë, e zhvilluar në ambientet e Shtëpisë së Futbollit. Takimi përfundoi me fitoren 6-1 të skuadrës sllovake. Sllovakia shënoi katër gola në pjesën e parë, me Palacka në minutën e 25-të, Gáborík në të 28-ën, Urban në të 37-ën dhe Vass nga pika e penalltisë në minutën e 43-të. Në pjesën e dytë, kuqezinjtë gjetën rrugën e rrjetës në minutën e 62-të me Shehun. Sllovakia shënoi edhe dy gola të tjerë, me Urban në minutën e 74-t dhe Michalec në të 76-ën, duke vulosur rezultatin përfundimtar 6-1. Në ndeshjen tjetër të Grupit 6, Piemonte Valle d’Aosta e Italisë fitoi 2-0 ndaj NI...
Burimi:
telesport.al