UEFA Nations League/ Norvegjia fiton derbin nordik ndaj Danimarkës me një super-Haaland
Një mbrëmje e mbushur me emocione të forta, përmbysje dhe gola të shënuar në frymën e fundit ka karakterizuar raundin hapës të UEFA Nations League Norvegjia fiton derbin nordik ndaj Danimarkës me një super-Haaland Në Ligën A, Grupi 4, Norvegjia triumfoi në një ndeshje me plot pesë gola kundër Danimarkës, duke fituar me rezultatin 3-2. Vendasit e nisën furishëm duke shënuar dy herë shpejt me Oscar Bobb në minutën e 14-të dhe Erling Haaland në minutën e 18-të. Danimarka reagoi mjaft mirë duke barazuar shifrat me golat e Mikkel Damsgaard (25′) dhe Rasmus Højlund (60′). Megjithatë, ishte sërish “bomberi” Erling Haaland ai që i dha fitoren norvegjezëve me golin e tij të dytë personal në minutën e 74-t. Greqia thyen Serbinë me përmbysje në Beograd...
Burimi:
ntv.al