UEFA dënon FFK-në me 35 mijë euro gjobë pas ndeshjes Austri – Kosovë

UEFA dënon FFK-në me 35 mijë euro gjobë pas ndeshjes Austri – Kosovë

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) është dënuar nga UEFA me gjithsej 35 mijë euro gjobë për shkak të sjelljes së tifozëve gjatë ndeshjes Austri – Kosovë.Komisioni Disiplinor i UEFA-s ka shqiptuar dy gjoba ndaj FFK-së. E para, në vlerë prej 15 mijë eurosh, është dhënë për “shfaqje të një mesazhi të papërshtatshëm për një ngjarje sportive”, ndërsa gjoba prej 20 mijë eurosh lidhet me “sjellje raciste dhe/ose diskriminuese”.Për shkeljen e dytë, UEFA ka vendosur edhe ndalimin e plotë të shitjes së biletave për tifozët e Kosovës për një ndeshje si mysafir në garat e përfaqësueseve të UEFA-s. Megjithatë, kjo masë është pezulluar për një periudhë prove prej dy vjetësh, duke filluar nga data e vendimit.Kështu, FFK-ja përballet me një gjobë financiare prej 35 mijë...