“U vranë flamingot, tani ka boshllëk, gërmadhë pa ide, frikë!”/ Flogert Muça: Kaosi po dëmton protestën

“U vranë flamingot, tani ka boshllëk, gërmadhë pa ide, frikë!”/ Flogert Muça: Kaosi po dëmton protestën

Analisti Flogert Muça  ka folur për protestën dhe transformimin e saj nga protesta e flamingove, në një revoltë të dhunshme. Muça tha se dhuna e dëmton protestën pasi nuk ka ide, por vetëm boshllëk. “Flamingo u venit, është fakt dhe në një moment përdori një pretekst, instrument komunikimi siç ishte akti i protestës së fortë për të rimbledhur njerëzit që kishin ikur nga sheshi. Si instrument mu duk i mirë si fillim, por doli nga kontrolli. Ndodhi një aksident që u vranë flamingot dhe ka mbetur aty një qenie, një boshllëk nën gërmadha, ku nuk ka ide, plan, vetëm projekt kaosi që dëmton protestën. Protesta, në një vend si Shqipëria është domosdoshmëri. Jemi vend me demorkaci hibride, presioni nga shoqëria është i domosdoshëm, por ka...