“U trajtova si limon i shtrydhur…”/ Maestro refuzon ftesën për emisionin “Live me Luizin”?

“U trajtova si limon i shtrydhur…”/ Maestro refuzon ftesën për emisionin “Live me Luizin”?

Tenori Armaldo Kllogjeri, i njohur për publikun si Maestro, ka bërë një reagim të gjatë në rrjetet sociale, ku ka zbuluar se ka marrë një ftesë për të qenë pjesë e një spektakli televiziv, por ka lënë të kuptohet se nuk ka pranuar. Ish-banori i “Big Brother VIP Albania 2” nuk ka përmendur emra apo titullin e emisionit, megjithatë fakti që ftesa ishte për mbrëmjen e së premtes ka ngritur dyshime se mund të bëhet fjalë për “Live me Luizin”, programin e ri të Luiz Ejllit në Top Channel. “Mora një FTESË këto ditë për të bërë show sonte mbrëma në televizionin më të rëndësishëm në vend”, shkruan Maestro në Instagram, duke iu referuar Top-Channel. Më tej, ai rikthehet te eksperienca e tij televizive, duke...