“U rrita me mungesën e babait”/ Vajza e dëshmorit Bajram Sylejmani me fjalim prekës në “Marshin për Liri”
foto KOSOVË- Në Prishtinë është zhvilluar “Marshi për Liri”, një tubim në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të cilët po përballen me procesin gjyqësor në Hagë. Në mesin e folësve ishte edhe Lirjona Sylejmani, vajza e dëshmorit Bajram Sylejmani e cila në fjalën e saj solli në vëmendje përvojën personale të rritjes pa babanë, por edhe krenarinë për sakrificën e familjes së saj. Sylejmani tha se mungesa e të atit ka qenë një dhimbje e përhershme, ndërsa kujtimi dhe sakrifica e tij kanë qenë njëkohësisht burim krenarie për familjen. “Unë, çika e Bajramit u rrita me një mungesë që nuk u plotësua kurrë. U rrita me mungesën e babait. Krahas dhimbjes u rrita me krenarinë se familja ime i dha vendit...
Burimi:
zeri.ai