U rrit mes luftës në Siri/ I afërmi i 9 vjeçarit që u rikthye në Shqipëri: S’dëshiron të flasë për të shkuarën

U rrit mes luftës në Siri/ I afërmi i 9 vjeçarit që u rikthye në Shqipëri: S’dëshiron të flasë për të shkuarën

Abdullahu i vogël po mësohet dita-ditës me njerëzit e gjakut të nënës së tij. U kthye më 26 gusht nga Siria dhe tashmë po jeton një realitet tjetër, në Luz të Madh, mes gjelbërimit dhe qetësisë, vetëm pak kilometra larg bregdetit të Spillesë. “Nuk ka qejf t’ia përmendësh kohën që ka qëndruar atje. S’ka dëshirë të flasë fare për jetën e kaluar në Siri dhe nuk do të flasë as gjuhën siriane”, tregon Ismet Leçini, xhaxhai i nënës së Abdullahut. Ismet Leçini është xhaxhai i nënës së Abdullahut. Ai tregon për Report Tv se ditët e para të nipit në familje kanë qenë emocionale. Pas një fëmijërie të kaluar mes luftës dhe kampeve, sot i mituri po njeh për herë të parë familjarët. Ai po jeton me gjyshen, ndërsa...