U raportua si atentat: Zbardhet ngjarja, 46 vjeçaru u…
46-vjeçari Ismet Habili dyshohet se ka kryer vetëvrasje, raporton gazetari Elton Qyno për Syri-n. Hetuesit dyshojnë se kemi të bëjmë me vetëvrasje, pasi arma është gjendur brenda në makinë. Tiranë/Informacion shtesë Në vijim të informacionit të dhënë pak më parë, për ngjarjen e ndodhur në rrugën “Mihal Popi”, ku u gjet pa shenja jete, brenda automjetit, shtetasi I. H., ju bëjmë me dije se: Gjatë kontrollit në automjet, u gjetën dhe u sekuestruan një armë zjarri pistoletë dhe një gëzhojë. Nga veprimet e para hetimore dhe procedurale të kryera, dyshohet se shtetasi I. H., 46 vjeç, mund të jetë vetëvrarë. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për dokumentimin e plotë të rastit.
Burimi:
syri.net