U plagos një ditë më parë në aksident, 19-vjeçari ndërron jetë në Spitalin e Traumës

U plagos një ditë më parë në aksident, 19-vjeçari ndërron jetë në Spitalin e Traumës

Indrit Shyti, 19-vjeçari që mbeti i plagosur rëndë një ditë më parë në aksidentin e ndodhur në aksin Mbrostar–Levan, ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës. I riu, i cili ishte drejtuesi i automjetit, nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra nga përplasja e rëndë. Për 19-vjeçarin nga Kurbini, pak ditë më vonë pritej të ishte një ditë feste, pasi do të festonte ditëlindjen. Por fati e ktheu udhëtimin në një tragjedi që i mori jetën në moshën më të re. Në automjet ndodheshin edhe dy persona të tjerë, të cilët mbetën të plagosur rëndë dhe vijojnë të marrin trajtim mjekësor.