U patmë nisur

U patmë nisur

Poezi nga Lasgush Poradeci U patmë nisur un’ e ti:Un’ hijemvrejturi – në – zi,Ti flokëndritura – flori Dhe ikm’! e ikmë përsëri,Larg- e më -larg n’arrati,Pranë – e më pranë – e gji – për – gji. Dhe me një vend një bukuri,Dhe me një çast një shenjtëri,Na zu një mall, një dashuri. S’ish dashuri, po fshehtësiS’ish fshehtësi, po llaftariS’ish llaftari po çmenduri./ KultPlus.com