U nisën për të ndihmuar banorët, dalin pamjet e makinave të shkrumbuara të dy efektivëve nga zjarri në Fier

U nisën për të ndihmuar banorët, dalin pamjet e makinave të shkrumbuara të dy efektivëve nga zjarri në Fier

pamjet nga mjetet e djegura FIER-Në imazhin më sipër janë dy makinat private të dy efektivëve të policisë, mjetet e të cilëve u dogjën nga zjarri në Fier. Konkretisht më 4 shtator një nënkomisar dhe një inspektor u nisën drejt Levanit, për t’u ardhur në ndihmë banorëve por gjatë ndërhyrjes dy automjetet e tyre private u dogjën nga zjarri. Sipas Policisë së Fierit, përhapja e shpejtë e zjarrit dhe shtrirja e tij në një territor të gjerë krijuan një situatë të vështirë për banorët dhe ekipet që po ndërhynin. Njoftimi i policisë: Në vijim të informacionit për zjarrin që nisi në fshatin Vadhizë, Njësia Administrative Qendër, Bashkia Fier, ju informojmë se, më datë 04.09.2026, duke konsideruar situatën emergjente të krijuar nga përhapja e zjarrit me shpejtësi, si...