U ndaluan në protestat e dhunshme, 63 persona dalin nesër para gjykatës për masën e sigurisë
63 personat e arrestuar gjatë dy ditëve të fundit në lidhje me protestat e zhvilluara në kryeqytet do të paraqiten nesër para Gjykatës së Tiranës, ku do të shqyrtohen masat e sigurisë ndaj tyre. Seancat gjyqësore janë parashikuar të nisin në orën 08:15 dhe do të zhvillohen nga tre gjyqtarë, të cilët do të shqyrtojnë çështjet e personave të arrestuar. Gjatë seancave pritet të vlerësohen kërkesat për masat e sigurisë ndaj 63 të arrestuarve, të cilët janë ndaluar në kuadër të protestave të dy ditëve të fundit në Tiranë. Në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, gjykata do të vendosë për masat e sigurisë që do të zbatohen ndaj secilit prej tyre.
Burimi:
javanews.al