U mendua si defekt teknik, Policia zbulon se makina ishte djegur me porosi, dy të arrestuar në Vlorë

U mendua si defekt teknik, Policia zbulon se makina ishte djegur me porosi, dy të arrestuar në Vlorë

Policia e Vlorës ka zbardhur djegien e një automjeti të ndodhur një muaj më parë në lagjen “1 Maji”, ngjarje që fillimisht ishte raportuar si aksidentale për shkak të një defekti teknik. Pas hetimeve, Policia thotë se është zbuluar se automjeti ishte djegur qëllimisht. Në kuadër të operacionit të koduar “Order” janë arrestuar Roland Kadriaj, 33 vjeç, dhe Taulant Kalaj, 36 vjeç, të dy banues në Vlorë. Sipas Policisë, 33-vjeçari dyshohet se ka porositur 36-vjeçarin për t’i vënë zjarrin automjetit në pronësi të një 50-vjeçareje me inicialet S. N. Ngjarja kishte ndodhur më 22 shtator 2026, rreth orës 01:20, në lagjen “1 Maji” në Vlorë. Fillimisht djegia e automjetit ishte konsideruar si pasojë e një defekti në motor, por veprimet e mëtejshme hetimore ngritën dyshimet...