U mbajt Akademia Përkujtimore për Flora Brovinën

U mbajt Akademia Përkujtimore për Flora Brovinën

Në Prishtinë është mbajtur sot Akademia Përkujtimore në nderim të mjekes, humanistes, poetes, ish-deputetes dhe aktivistes për të drejtat e njeriut, Flora Brovina. Ceremonia u zhvillua në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë, ku familjarë, miq, bashkëpunëtorë dhe figura të jetës publike kujtuan jetën dhe veprën e Brovinës. Në kuadër të akademisë u shfaq edhe poezia “Ora e parë”, e shkruar nga vetë Brovina. Pas përfundimit të akademisë, nga ora 11:30 deri në 14:30, janë zhvilluar homazhet në Hollin e Kuvendit të Kosovës. Varrimi i saj është paraparë të mbahet në orën 16:00, në Varrezat e Qytetit në Dragodan. Flora Brovina u nda nga jeta më 15 shtator 2026, në moshën 76-vjeçare. Ajo u lind më 30 shtator 1949 në Skenderaj dhe gjatë jetës së saj u angazhua në mjekësi, letërsi, humanizëm dhe në mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Studimet e mjekësisë i kreu fillimisht në Beograd dhe më pas në Prishtinë, ndërsa u specializua në pediatri në Zagreb. Për shumë vite punoi në Pediatrinë e Spitalit të Përgjithshëm të Prishtinës. Në fillimet e karrierës së saj punoi...