U masakrua me çekiç nga gruaja italiane dhe partneri i saj, zbardhet arsyeja e vrasjes së Mikel Rrokut
Zbardhen detaje të reja nga hetimi për vrasjen e 55-vjeçarit shqiptar Mikel Rroku në Torino të Italisë. Gruaja e viktimës dhe partneri i saj i ri dyshohet se kanë planifikuar dhe më pas kanë kryer vrasjen, ndërsa motivi kryesor lidhet me dëshirën për t’u çliruar prej tij dhe për të vijuar lidhjen e tyre, si edhe me interesin për banesën sociale ku jetonte 55-vjeçari. Të dy të dyshuarit, një grua 45-vjeçare dhe një burrë 52-vjeçar, janë arrestuar në orët e para të mëngjesit të 6 tetorit nga Karabinierët e Komandës Provinciale të Torinos. Ata dyshohet se janë përgjegjës për vrasjen e Rrokut dhe ndodhen në burg, në kuadër të masës së sigurisë të vendosur ndaj tyre. Sipas hetimeve, ideja për eliminimin e 55-vjeçarit kishte nisur...
Burimi:
gijotina.com