U lirua nga Gjykata e Vlorës, Luan Muça reagon publikisht pas përplasjes me Bedinajn: Shkova për t’u sqaruar, dola nën breshëri plumbash
Luan Muça, i përfshirë në përplasjen e armatosur në Orikum me biznesmenin Vasil Bedinaj, ka reaguar publikisht duke mohuar akuzat se i ka vendosur këtij të fundit gjobë prej 5 milionë eurosh. Në një deklaratë për mediat, Muça pretendon se përplasja ka nisur pas një konflikti për pronësinë e një sipërfaqeje toke në Palasë, ku thotë se që prej vitit 2019 ka investuar dhe ka blerë rreth 97 mijë metra katrorë tokë. Sipas tij, në vitin 2021 ka marrë statusin e investitorit strategjik, ndërsa më pas ka nisur zhvillimin e një projekti për ndërtimin e një hoteli me brand ndërkombëtar. Muça pretendon se gjatë vitit 2024 ka konstatuar rastësisht përmes rrjeteve sociale se mbi tokën që pretendon se ka blerë ishte dhënë një leje ndërtimi...
Burimi:
gijotina.com