U kthye me gol, Asllani: E humbëm fitoren, në nëntor japim maksimumin
Fisnik Asllani është ndarë i kënaqur me paraqitjen e Kosovës në përballjen ndaj Austrisë, edhe pse “Dardanët” nuk arritën të merrnin fitoren. Kosova barazoi 1-1 me Austrinë të dielën në mbrëmje, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në një ndeshje ku skuadra vendëse tregoi karakter dhe konkurrencë përballë austriakëve. Asllani, i cili shënoi golin e Kosovës, theksoi se skuadra bëri një paraqitje të mirë, por i mbeti peng fitorja. “Fatkeqësisht nuk arritëm ta fitojmë lojën. Do të kishte qenë një ndjenjë ndryshe nëse do ta kishim fituar ndeshjen. Kemi bërë një lojë të mirë. Shpresoj që në muajin nëntor të zhvillojmë dy ndeshje të mira”, u shpreh Asllani. Sulmuesi kosovar vlerësoi edhe energjinë e ekipit, ndërsa pranoi se kushtet e fushës nuk ishin optimale. “Energjia...
Burimi:
gijotina.com