U kapën me mallra kontrabandë, dy të arrestuar në Gjirokastër (Emrat)
Dy persona janë arrestuar nga policia pasi u kapën duke transportuar mallra kontrabandë. Në pranga kanë rënë shtetasit, Maksim Plaka dhe Artur Preni. “Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare në DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me shërbimet e Pikës Doganore Kakavijë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Akciza 1”, arrestuan në flagrancë shtetasin 48 vjeç, banues në Fier. Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Gjirokastër, në bashkëpunim me shërbimet e PKK Kakavijë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Akciza 2”, arrestuan në flagrancë shtetasin 57 vjeç, banues në fshatin Bradashesh, Elbasan”, thuhet në njoftimin e policisë. Gjatë kontrolleve të kryera në automjetet e këtyre 2 shtetasve, u gjetën dhe u sekuestruan dhjetëra steka me cigare dhe puro, sasi duhani, medikamente, dhjetëra...
Burimi:
argjiroja.net