U kap me doza kokaine për shitje në lokalin e marrë me qira, arrestohet 57-vjeçari

U kap me doza kokaine për shitje në lokalin e marrë me qira, arrestohet 57-vjeçari

Një 57-vjeçar është arrestuar në flagrancë në fshatin Drithas të Korçës. Gjatë kontrollit në lokalin që ky shtetas kishte marrë me qira, u gjet një sasi kokainë, e ndarë në doza, gati për shitje, ndërsa gjatë kontrollit në banesën e tij u gjet një sasi tjetër lënde e dyshuar narkotike kokainë dhe një peshore elektronike. NJOFTIMI Finalizohet pas disa javësh hetime me metoda proaktive, operacioni i koduar “Drithas”. Shiste kokainë në lokalin që kishte marrë me qira, arrestohet në flagrancë 57-vjeçari. Sekuestrohen sasi të lëndës së dyshuar narkotike kokainë, një pjesë e ndarë në doza, gati për shitje, 1 peshore elektronike dhe 1 celular. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, si rezultat i hetimeve të kryera me metoda speciale, për disa javë, për një rast të...